NDALONI GJITHÇKA/ Mozzik dhe Loredana qenkan martuar në fshehtësi të plotë (FOTO) – AlpeGossip
NDALONI GJITHÇKA/ Mozzik dhe Loredana qenkan martuar në fshehtësi të plotë (FOTO)

NDALONI GJITHÇKA/ Mozzik dhe Loredana qenkan martuar në fshehtësi të plotë (FOTO)

Dyshja e njohur e muzikës Mozzik dhe Loredana janë bërë sot prindër për herë të parë. Loredana ka sjellë në jetë fëmijën e parë, vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.

“Emri më i bukur në botë babë! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë! Mirëserdhe në jetë Hana ime e vogël! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë! Do ju dua sa të kem jetë…” – shkruan Mozzik në foton e postuar me dorën e të porsalindures.

Mirëpo ky nuk është gëzimi i vetëm i çiftit të famshëm… Loredana dhe Mozzik qenkan martuar dhe reperi sapo e zbuloi në foton e postuar.

Ai ka postuar një foto ku dora e tij është e kapur me atë të Loredanës teksa ndodhet e shtruar në spital. Por ajo që bie në sy është shiriti tek dora e reperes me emrin dhe mbiemrin e saj. Ne e kemi njohur me mbiemrin Zefi, por sot ajo mban mbiemrin e bashkëshortit të saj, Aliu.

Kujtojmë se emri i vërtetë i Mozzik është Gramoz Aliu dhe duket se bashkëshortja e tij ka vendosur të marrë mbiemrin pas martese