ÇFARË NDODHI? Tuna “shpërthen” në lot në “Xing me Ermalin” (VIDEO) – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Tuna “shpërthen” në lot në “Xing me Ermalin” (VIDEO)

ÇFARË NDODHI? Tuna “shpërthen” në lot në “Xing me Ermalin” (VIDEO)

Këngëtarja shumë e njohur për publikun shqiptar, Tuna Sejdi, erdhi së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të konfliktit të bujshëm me kunatin e saj, Robert Berishën.

Pas lajmeve të shumta që pushtuan mediat, këngëtarja është e ftuara e radhës këtë të shtunë në emisionin e humorit “Xing me Ermalin” në Tv Klan, ku vjen e shoqëruar së bashku me bashkëshortin, Patrisin.

Në videon promo të emisionit, Tuna shfaqet në një moment delikat, pasi ka shpërthyer në lot në mes të emisionit.

“E dua vendlindjen time më shumë se gjithçka.”- ka thënë këngëtarja teksa sytë kanë nisur t’i mbushen me lot.