“AJO VENDOS PER CDO GJË”/ Princ Harry sapo beri deklaratën për Meghanin që na habiti të gjithëve – AlpeGossip
“AJO VENDOS PER CDO GJË”/ Princ Harry sapo beri deklaratën për Meghanin që na habiti të gjithëve

“AJO VENDOS PER CDO GJË”/ Princ Harry sapo beri deklaratën për Meghanin që na habiti të gjithëve

Ditën e djeshme, u lajmërua se Prince Harry e Meghan Markle do të ndaheshin nga bamirësitë që bënin së bashku me Prince William dhe Kate Middleton. Dhe për këtë, përgjegjëse është Meghan Markle, sipas autorit biografik mbretëror, Tom Bower.

I ftuar në Good Morning Britain, ai u shpreh se princi është një njeri i mirë, por është influencuar jashtë mase nga bashkëshortja e tij.

“Mendoj se ai ka gjetur një dashuri të mrekullueshme tek ajo, por në të njëjtën kohë është martuar me një grua që është shumë e vendosur, shumë ambicioze dhe ka pasur një karrierë të konsiderueshme në Hollywood. Tani në një farë mënyre ajo mendon se do ketë një karrierë të re në Londër. Nuk mendoj se ajo dëshiron  të jetë e kufizuar nga kërkesat mbretërore apo nga mënyra mbretërore e të bërit të gjërave.

Kur Archie lindi, kur u planifikua martesa, mënyra sesi ata tani kanë një kontroll të jashtëzakonshëm për PR(marrëdhënie me publikun) e tyre dhe thashethemet që ata do shkojnë në Cape Town në Afrikën e Jugut… këto janë të gjitha operacione të drejtuara individualisht nga Meghan.”- u shpreh ai.

Pra, shkurtimisht Meghan Markle do të marrë frenat e drejtimit kryesor kudo që shkon, tashmë dhe në familjen mbretëore.