DALJA SA PËR “SY E FAQE”NË DY PREMIERAT E FILMIT/ Përse mungon Elvana në organizimet e tjera të kastit? (FOTO) – AlpeGossip
DALJA SA PËR “SY E FAQE”NË DY PREMIERAT E FILMIT/ Përse mungon Elvana në organizimet e tjera të kastit? (FOTO)

DALJA SA PËR “SY E FAQE”NË DY PREMIERAT E FILMIT/ Përse mungon Elvana në organizimet e tjera të kastit? (FOTO)

Filmi “2 gisht mjalt” është ndër filmat që ka bërë shumë bujë së fundmi në kinematografinë shqiptare e që vazhdon të korrë sukses.

Edhe pse për transmetimin e tij në kinematë e vendit kishte shumë polemika për shkak të ngjarjes së hidhur që kaloi Elvana Gjata, përsëri ai “ia doli” të publikohej dhe të “rrëmbente zemrat e njerzëzve”.

Të gjithë ishin pak konfuzë për daljen e saj publikisht pas shumë kohësh, por në dy premierat e zhvilluara të filmit Elvana Gjata dukej se kishte hedhur çdo gjë pas krahëve por ndoshta ajo ka zgjedhur të “kamuflohej” kështu duke zgjedhur të duket e fortë në sytë e publikut.

Por faktet tregojnë të kundërtën duke qenë se ajo ka munguar në disa organizime të rëndësishme me gjithë pjesën tjetër të kastit gjë që tregon se daljen në premierën në Shqipëri e atë në Kosovë e ka bërë sa për “sy e faqe”.

Në darkën me kastin, Elvana nuk është e pranishme:

Si dhe në emisionin “Xing” ku Ermali kishte ftuar të gjithë kastin e aktorëve:

View this post on Instagram

Tagg dike qe ben keshtu gjate masazhit 😂😂

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Gjithashtu edhe në atë që Ermali e quan surprizë ndaj publikut ajo nuk duket të jetë e pranishme.

Këto fakt tregojnë se Elvana gjata nuk është liruar plotësisht nga komplekset e të dalurit para publikut ashtu siç duhet të jetë në këto ditë kaq të rëndësishme për këtë projekt. Ajo zgjodhi të ishte e pranishme vetëm në dy premierat e tij duke e quar kështu të “mbaruar” daljen në skenë. Megjithatë, gjithçka pritet të shihet në vijim…

/AlpeNews.al