Kantautori shqiptar: Si e kujtoj arrestimin e babait tim (VIDEO) - AlpeGossip
Kantautori shqiptar: Si e kujtoj arrestimin e babait tim (VIDEO)

Kantautori shqiptar: Si e kujtoj arrestimin e babait tim (VIDEO)

Ai është ndër kantautorët më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Voltan Prodani gjatë gjithë karrierës së tij ka zgjedhur që të ruajë një stil të pandryshuar dhe me krijimet e tij romantike duket sikur është në “luftë” më komercializmin.

Prodani ishte sot në studin e “Rudina” në Tv Klan.

Voltan Prodani, është djali i Mehdi Prodanit, i cili është cilësuar si bir i babait të kitarës shqiptare.

Babai i tij në kulmin e suksesit u godit nga regjimi dhe u arrestua, gjë që tek Voltan Prodani ka lënë gjurmë.

“Ka qenë viti 1976. Nuk mund të jem i saktë në detaje, por pasoja që ka krijuar ka qenë e madhe. Unë kam qenë në klasë të parë fillore kur ndodhi një goditje e madhe tek artistët. Në atë kohë pas arrestimit të babait ne u transferuam dhe unë nuk u mora më me muzikë ndërkohë që isha i pari në kitarë. Një moment që unë nuk e harroj dot ka qenë kur kam takuar babain për herë të parë në burg, në Ballsh, nuk ishte më i tmerrshmi, por ka vuajtur. Mamaja ka qenë ajo që e ka vuajtur më shumë. Në atë kohë më kanë lëvizur nga shkolla e muzikës”, tha Prodani.