“JAM SHUMË E LUMTUR…”/ Albana Osmani i thotë të gjitha duke filluar nga jeta private deri tek planet për fëmijë – AlpeGossip
“JAM SHUMË E LUMTUR…”/ Albana Osmani i thotë të gjitha duke filluar nga jeta private deri tek planet për fëmijë

“JAM SHUMË E LUMTUR…”/ Albana Osmani i thotë të gjitha duke filluar nga jeta private deri tek planet për fëmijë

Një nga të ftuarat në emisionin “N’fermë” ishte edhe Albana Osmani të cilën patëm sërish mundësinë ta shohim përkrah Ervin Kurtit dhe sigurisht që nuk mundi t’u shpëtonte pyetjeve të tij ngacmuese.

Dhe gjejeni me çfarë pyetje filloi intervista? Kur do ta gjejë një partner?!

“Po ku e di ti që nuk e kam gjetur? Unë jam shumë e lumtur”, -ia ktheu ajo Ervinit.

“Kam bërë shumë gabime [në jetën sentimentale]. Unë jam njeri me 1 miliard gabime. Por kam mësuar shumë. Kam mësuar të dua veten më shumë sesa e doja më përpara,” –u shpreh Albana para se ta ndërpriste Ervini, duke thënë: “Pasi ke qarë një javë, dy javë.”

“Një javë, dy javë apo 3 vjet me radhë… por ç’rëndësi ka? Faleminderit të gjithë atyre, në çfarëdolloj raporti në jetë, sepse më mësuan dhe më bënë ta shoh jetën edhe njëherë nga fillimi. E di sa bukur është kur e ke puthur asfaltin deri në zero dhe ringrihesh edhe njëherë?!”

Gazetarët, ndjekësit dhe publiku nuk janë të vetmit që e pyesin moderatoren për jetën private dhe “shqetësohen” nëse e ka apo jo një partner. Siç rrëfeu Albana, edhe familjarët kanë të njëjtin shqetësim prej disa vitesh tanimë.

“Ka nja 10 vite që sa herë ngrihet dollia e Vitit të Ri në shtëpinë time, të gjithë thonë: ‘Hajd me një burrë për Albanën’. O Zot!” –u shpreh ajo me humorin që e karakterizon.

Jo vetëm që Albana e ka gjetur partnerin, por duket se shumë shpejt mund ta shohim edhe në rolin e nënës.

“Do bëj një fëmijë, sa më shpejt. Ky është qëllimi im”, -u përgjigj Albana kur u pyet për pritshmëritë e 2021-shit.