U PËRGJIGJET FANSAVE NË KOMENTE/ Luiz Ejlli: Ju më dhatë mundësinë të ndryshoja, tani do jua kthej duke…. – AlpeGossip
U PËRGJIGJET FANSAVE NË KOMENTE/ Luiz Ejlli: Ju më dhatë mundësinë të ndryshoja, tani do jua kthej duke….

U PËRGJIGJET FANSAVE NË KOMENTE/ Luiz Ejlli: Ju më dhatë mundësinë të ndryshoja, tani do jua kthej duke….

Ndërkohë që është duke shijuar pushimet e tij në Turqi së bashku me Kiarën, Luiz Ejlli vijon të jetë pranë adhuruesve të tij, duke postuar herë pas herë në rrjetet sociale.

Në një prej postimeve të bëra së fundmi, Luizi shihet poshtë një peme, duke ngrënë shalqi dhe duke krijuar një poezi që sigurisht nuk kanë munguar notat e humorit.

Në videon e postuar, një prej komentuese shkruan: “Atëherë një thirrje miqësore për të gjithë ne që po lëmë kokën për këta të dy. Vullnetarisht të kontribuojmë në të mira materiale që të bëjmë vazhdimin e pushimeve për çiftin. Nuk lejohen kundërshtime. Kjo vlen për të gjithë ne, na ndryshon ditën, na rregullon humorin dhe si pasojë na shton jetën

Luizit nuk i ka shpëtuar ky koment dhe menjëherë ka reaguar duke shkruar: “Vetëm të lexoj që ju dhuroj sadopak kënaqësi në ato që bëj, për mua vlen më shumë sesa ana materiale. Falë Zotit nuk po më mungon asgjë dhe kjo falë jush përsëri”

Me tej artisti shton: “Ju ma dhatë mundësinë të ndryshoja jetën time, tani unë do jua kthej duke ju bërë të qeshni dhe të bëjmë humor së bashku“.