Mbas lajmit se ajo mund të ishte LIDHUR / Flet Armela e Big Brother 9: Mashkulli ideal për mua… – AlpeGossip
Mbas lajmit se ajo mund të ishte LIDHUR / Flet Armela e Big Brother 9: Mashkulli ideal për mua…

Mbas lajmit se ajo mund të ishte LIDHUR / Flet Armela e Big Brother 9: Mashkulli ideal për mua…

Edhe pse larg vëmendjes së qindra kamerave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata nuk mund t’i shpëtojnë lehtë vëmendjes së mediave rozë.
Një ndër ta është edhe Armela e “Big Brother 9”. Ajo është përfolur shpesh për jetën e saj personale, si dhe për ndërhyrjet që ka bërë duke qenë se ka zgjedhur si pasion të sajin, modelingun. Përballë këtyre kritikave, në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Armela na rrëfen jetën e saj prapa kuintave, pas daljes nga kornizat e kamerës ku ishte në vëmendje të mijëra syve. “Do të doja të mos zgjidhja ‘Shtëpinë e çifteve’! Më mirë jashtë! “, ka thënë ndër të tjera Armela.

Prej kohësh keni dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Me çfarë merret tani Armela?

Tani po përpiqem t’u qëndroj larg angazhimeve profesionale, në mënyrë që të përfundoj studimet e shkollës së lartë.

Cila është eksperienca më e vyer që ke fituar nga ‘BB 9’?

Në fakt, janë disa dhe nuk arrij sot të zgjedh vetëm njërën prej tyre. Më duhet të them që çdo minutë është një eksperiencë e vyer prej aty.

Nëse do të ktheheshe, pas çfarë do të ndryshoje?

Nëse do isha kthyer, pas do refuzoja të futesha në ‘Shtëpinë e çifteve’. Më mirë jashtë sesa çift. Shtëpia është një katapultë shumë e mirë për t’u bërë i famshëm.

Për çfarë e ndihmoi Armelën?

Është e vërtetë që shtëpia është një katapultë tepër e mirë për t’u bërë i famshëm. Por ama për të filluar një karrierë më tej në televizion, siç shumica prej nesh synojnë nuk mjafton, pasi në Shqipëri karrierën nëse duan, ta japin; nëse jo, nuk të japin as mundësinë të provosh veten.

A keni pasur oferta për të qenë pjesë e medias? Cila ju ka tunduar më tepër?

Pas daljes nga ‘BB 9’ jam diskutuar për një vend të mirë në televizion, por siç e thashë edhe më parë, dua të përfundoj studimet e shkollës së lartë si fillim.

A ka pasur ndonjë prapaskenë në ‘BB 9’, që ka ndikuar në “lojën” që bënit aty brenda?

Për mua nuk ka pasur. Sa për të tjerët, nuk e di.

Jeni përfolur shpesh për jetën private. A është dikush në jetën e Armelës?

Është e vërtetë që përflitem shpesh për jetën time private dhe më vjen keq, pasi ajo është tepër e shenjtë për mua. Gjithsesi, jo, nuk kam askënd ende.

Cili është për ju mashkulli ideal?

Do botoja një libër për mashkullin ideal (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se nuk ekziston një mashkull i tillë, pasi çdokush ka imperfeksionet e veta. Ideja është të pranosh partnerin ashtu siç është dhe të dashurosh gjithësinë e tij së bashku me të metat që ka. Të përshtatësh karakteristikat e tua me të tijat.

A keni pasur oferta modelingu nga ndonjë studio e njohur? Do t’ju shohim diku së shpejti?

Po përpiqem të qëndroj larg angazhimeve profesionale për momentin. Ende nuk e di cili do ishte projekti që do më bënte të doja t’i kthehem sërish.

Jeni përfolur shpesh si çdo modele për ndërhyrjet estetike. A është e vërtetë? Jeni pro apo kundër tyre?

Unë jam pro çdo gjëje që e bën një person të ndihet mirë me veten e tij për aq kohë sa nuk ndikon në përkeqësimin e dikujt tjetër. Kështu që në qoftë se ndërhyrjet estetike e bëjnë dikë të ndihet mirë, atëherë pse të mos përmirësojë diçka në trupin apo fytyrën e tij/saj?

Nëse do ju jepej mundësia, ku do të ndërhynit estetikisht?

Unë kam bërë ndërhyrje estetike rinoplastike.

Pasioni më i madh i juaji është modelingu apo… ?

Mendoj se ende nuk e kam zbuluar pasionin tim më të madh. Duhet të jem një ndër ata njerëz që i zbulojnë me vonesë beso