EDHE PSE TË VOGLA NË MOSHË/ Vogëlushet e familjes Kardashian-Jenner kanë nga një çantë “Louis Vuitton” – AlpeGossip
EDHE PSE TË VOGLA NË MOSHË/ Vogëlushet e familjes Kardashian-Jenner kanë nga një çantë “Louis Vuitton”

EDHE PSE TË VOGLA NË MOSHË/ Vogëlushet e familjes Kardashian-Jenner kanë nga një çantë “Louis Vuitton”

Familja Kardashain-Jenner është e njohur në mbarë botën dhe nuk është më sekret se është një ndër më të pasurat.

Vajzat e familjes nuk ngurrojnë që në çdo moment të pasqyrojnë jetën e tyre luksoze dhe duket se këtë gjë duan ta pasojnë patjetër edhe tek pasardhësit e tyre.

Nuk e themi kot këtë gjë, sepse së fundmi është mësuar se Kim Krashaian u ka dhuruar 6 vogëlusheve të shtëpisë nga një çantë ‘Louis Vuitton’ që kushton 1 mijë dollar.

Ajo ka blerë dy çanta për vajzat e saj North dhe Chicago, si dhe nga një për mbesat, Penelope, Dream, True dhe Stormi. Kim ka treguar se çantat ua ka bërë dhuratë për Krishtlindje dhe i ka blerë gjatë një udhëtimi në Japoni.