Filloreta Raçi dhe Granit Cana, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, bënë bujë me marrëdhënien e tyre.
Me gjithë zhvillimet dhe skenat e xhelozisë nga Fifi, lehtësisht mund të kuptohej si një flirt mes tyre, mirëpo pas shumë ngjarjeve ato dolën në konkluzionin se në të vërtetë kishin vetëm një raport miqëso
Sot kur ka kaluar më shumë se një vit nga kjo eksperiencë, të gjithë jemi të interesuar nëse ata ruajnë të njëjtin raport miqësor, mirëpo më të interesuar jemi nëse i kanë prezantuar njëri-tjetrit partnerët aktual. Këtyre pyetjeve iu dha një përgjigje, ish-futbollisti i cili ishte i ftuar pas shumë kohësh në një intervistë për “Glamour Zone”.
Graniti ndër të tjera tregoi se ndonëse ai lidhjen e tij do ta mbajë vetëm për vete, me Adis Patushin, të dashurin aktual të Fifit është përshëndetur.
Një pyetje e moderatores ishte se a keni raporte aq miqësore sa ti ta prezantosh Fifin me të dashurën tënde të re, dhe ajo të të prezantojë ty më të dashurin aktual?
Granit ju përgjigj e di për të dashurin e saj, dhe jam përshëndetur me të, ndërsa unë privatësinë time dua ta mbaj për vete. Nuk dua ta bëj publike sepse kam hasur disa vështirësi dhe kam patur disa probleme.