“A JENI GATI PËR RINËN E RE? Çfarë po paralajmëron këngëtarja? – AlpeGossip
“A JENI GATI PËR RINËN E RE? Çfarë po paralajmëron këngëtarja?

“A JENI GATI PËR RINËN E RE? Çfarë po paralajmëron këngëtarja?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Rina ka disa kohë që është ndarë nga ish i dashuri i saj, artisti Sinboy me të cilin kishte një lidhje disa vjeçare, por ata ende bashkëpunojnë në studion e tyre muzikore, gjë që tregon se ata nuk e kanë ngatëruar jetën e tyre private me punën. Ditën e sotme Rina na ka lajmëruar se së shpejti do të ketë një surprizë për ndjekësit e saj dhe vetëm pak më parë ka postuar një video në Instagramin e saj, teksa duket e veshur shumë sexy dhe me flokët e saj të gjata të kuqe, por ajo çfarë vihet menjëherë në dukje është shkrimi në postim.

A jeni gati për Rinën e re?

Nuk e dimë nëse ky ndryshim ka të bëjë me rrymën muzikore apo me vetë atë.

VIDEO