E LARGOJNË NGA PUNA LIVE/ Balerina e të “Dielës shqiptare” shpërthen në lot (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
E LARGOJNË NGA PUNA LIVE/ Balerina e të “Dielës shqiptare” shpërthen në lot (FOTO+VIDEO)

E LARGOJNË NGA PUNA LIVE/ Balerina e të “Dielës shqiptare” shpërthen në lot (FOTO+VIDEO)

Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” ditën e sotme ishte më e veçantë se të tjerat pasi këtë herë morën pjesë vetë balerinat e emisionit dhe koreografja Kozeta Bakiu. Arditi tha se do të merrnin në trupën e baletit dy djem, por duhet të largoheshin dy vajza. Moderatori i kërkoi koreografes të vendoste por ajo nuk pranoi dhe propozoi të vendosej me votë. Balerinat votuan duke shkruar emrin e koleges që donin të largohej.
Xheni, balerina e cila është pjesë e trupës së baletit prej disa vitesh, mori shumicën e votave. E përlotur Xheni tha se nuk e dinte pse balerinat kishin votuar që ajo të largohej dhe ajo vetë në letër kishte shkruar emrin e saj.

Duke qenë se Xheni ishte më e votuara, stafi i të Dielës Shqiptare i kishte përgatitur një insert me momentet më të bukura. Xheni e përlotur ndoqi videon dhe në fund u habit kur lexoi: “Xheni, na Fal! Poor… Ishte lojë! Gëzuar Ditëlindjen”.

E gjitha ishte surprizë për Xhenin e cila sot feston ditëlindjen. Balerina këtë herë shpërtheu në lot gëzimi. Ndiqni videon e mëposhtme.