“JENI GATI PËR TJETRËN?” Egli Tako paralajmëron këngën e re – AlpeGossip
“JENI GATI PËR TJETRËN?” Egli Tako paralajmëron këngën e re

“JENI GATI PËR TJETRËN?” Egli Tako paralajmëron këngën e re

Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka bërë një postim në rrjetet sociale që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Egli ka ngjallur entuziazëm te ndjekësit e saj pasi ka njoftuar për një projekt të ri muzikor, i cili pritet që të publikohet së shpejti.

Në një video të postuar në “Instastory”, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqet duke drejtuar makinën, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e saj e fundit, “Ty”, një bashkëpunim me këngëtarin dhe ish-banorin tjetër të BBV 4, Kelly-n.