RRËFIM/ Si i thashë të dashurit që është i keq në shtrat dhe nuk më kënaq – AlpeGossip
RRËFIM/ Si i thashë të dashurit që është i keq në shtrat dhe nuk më kënaq

RRËFIM/ Si i thashë të dashurit që është i keq në shtrat dhe nuk më kënaq

Bëni gati kokoshkat sepse kjo histori është e paparë. Prej 3 vitesh jam e lidhur me një djalë të zgjuar, me plot humor, simpatik, që ka një ngjashmëri të habitshme me aktorin Gerard Butler (për ju që s’e njihni, keni foton më poshtë).

Përpos gjërave pozitive që ka dhe që më bëjnë të qëndroj me të, “Gerardi” im, ka një të metë: Është i keq në shtrat dhe nuk më kënaq aspak.

Në fillim mendoja se e kisha unë problemin, por kur kuptova që seksi me të do të ishte ashtu për sa kohë që ishim bashkë, e kuptova se duhet të veproja. Ai është 37 vjeç dhe duke parë moshën mendon se tashmë i ka mësuar të gjitha gjërat në jetë dhe nuk mund t’i mësosh të tjera.

Por pasi lexova në internet rrëfimet e disa vajzave të tjera që kishin pasur të njëjtin problem, atëherë e mora situatën në dorë. Nuk doja që ta lëndoja dhe në këtë rast mund të hiqesha gjatë gjithë kohës sikur përjetoja orgazmën sa herë që kryenim seks, por as nuk doja që jeta ime seksuale të ishte aq e keqe.

Pra nuk ia thashë troç, por veprova kështu:

1.E mora vetë situatën në dorë. Nisa t’i tregoja sesi më pëlqente dhe çfarë më eksitonte. U bëra si një manual në kuptimin që e udhëzoja se ku të më prekte dhe si.

2. I tregova se çfarë po bënte mirë dhe çfarë po bënte keq. I thashë se disa nga zakonet e tij që nuk më kënaqnin dhe thjesht s’kishin asnjë ndikim në kënaqjen time seksuale.

3.Morëm kompjuterin dhe nisëm të eksploronim në internet bashkë disa pozicione të reja në shtrat. Sigurisht interesi ishte i përbashkët pasi të dy dëshironim që jeta jonë seksuale të ishte më ekzotike. Tek-tuk shohim edhe ndonjë video me pullë të kuqe, për të pasur më tepër eksitim.

4.Nuk e cilësova si problemin e tij, por si problemin tim. E rëndësishme është që të mos e demotivosh duke i thënë që “je i tmerrshëm në shtrat”, por duke e nisur fjalinë: “Më pëlqen sesi më puth në qafë, po sikur…”

5.Gjithçka varet te komunikimi. Askush nuk na mëson sesi të komunikojmë për seksin e aq më pak sesi të bëjmë seks. Kështu që gjithçka varet te ju të dy. Në fund të gjithçkaje pashë se komunikimi ishte pika kyçe për të zgjidhur problemin dhe ia dola. Unë dhe “Gerardi” im kemi një jetë seksuale të kënaqshme!