Zhgënjehen fansat/ Ç’nuk i thanë Genta Ismajlit për pamjen e re: “Qeke bo si gom traktori…” – AlpeGossip
Zhgënjehen fansat/ Ç’nuk i thanë Genta Ismajlit për pamjen e re: “Qeke bo si gom traktori…”

Zhgënjehen fansat/ Ç’nuk i thanë Genta Ismajlit për pamjen e re: “Qeke bo si gom traktori…”

Këngëtarja Genta Ismajli prej vitesh është një prej figurave më të njohura e më të komentuara të showbizit shqiptar. Përveçse aktive në muzikë, duke sjellë vazhdimisht hite të reja, ajo qëndron shumë aktive edhe në profilin e saj në Instagram.
Së fundmi Genta ka publikuar dy foto të reja, ku shohim se pozon me flokët e mbledhura dhe me lente ngjyrë blu në sy. Mirëpo, një detaj në fotot e këngëtares nuk i ka pëlqyer fansave, të cilët e kanë bombarduar me komente.

“Ç’i ke bërë vetes kështu, ke qenë shumë e bukur më parë”, “Na trembe”, “Je transformuar” “Ça i ke bërë buzëve kështu”, janë disa prej komenteve që i bëjnë vërejtje Gentës për pamjen e saj të re.