Modelja shqiptare: Nuk ia vlen të martohesh me futbollist! Nuk ka grua futbollisti të jetë e kënaqur në shtrat (FOTO) - AlpeGossip
Modelja shqiptare: Nuk ia vlen të martohesh me futbollist! Nuk ka grua futbollisti të jetë e kënaqur në shtrat (FOTO)

Modelja shqiptare: Nuk ia vlen të martohesh me futbollist! Nuk ka grua futbollisti të jetë e kënaqur në shtrat (FOTO)

Erjona Sulejmani, ish bashkëshortja e Blerim Xhemailit, ishte e ftuar këtë mbrëmje në Top Show Magazine. Ajo foli rreth ndarjes së saj me futbollistin dhe u pyet nga gazetari Ervin Kurti nese ia vjen apo jo të martohet një vajzë me një futbollist, përgjigjia e bukuroshes seksi na habiti.

“Absolutisht nuk ia vlen të martohesh me futbollist. U jap një këshillë vajzave: bota e futbollistëve duket e bukur, por kur je brenda është ndryshe. Unë kam shkruar dhe një libër ku do i mësoni të gjitha. Libri do të dalë shumë shpejt”.

Erjona e përshkroi jetën e saj me Xhemailin si brenda një “kafazi të artë”.

“Më parë kam qenë e mbyllur në një kafaz të artë, por leku nuk të jep gjithçka. Unë kam refuzuar shumë për karrierën time, tani jam më e lirë dhe mund të pranoj ato që kam refuzuar më parë. Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja… Pasi mora veten nga lindja e fëmijës, doja t’i kthehesha karrierës. Doja të mos isha e varur dhe të mos rrija e mbyllur në shtëpi”, u shpreh Sulejmani.

Madje Erjona shtoi se nuk ka asnjë grua futbollisti që të jetë e kënaqur në aspektin seksual.

“Unë nuk kam njohur asnjë grua futbollisti që të jetë e kënaqur. Plot gra kam njohur dhe nuk janë të kënaqura as në aspektin e jetës e as në krevat”,- u shpreh ajo.