Erdhi në jetë nga marrëdhënia treshe, Egla çudit me deklaratën e saj për fëmijën: Pilulat nuk më mbrojtën, ndodhi… – AlpeGossip
Erdhi në jetë nga marrëdhënia treshe, Egla çudit me deklaratën e saj për fëmijën: Pilulat nuk më mbrojtën, ndodhi…

Erdhi në jetë nga marrëdhënia treshe, Egla çudit me deklaratën e saj për fëmijën: Pilulat nuk më mbrojtën, ndodhi…

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë pasi bëri shumë bujë lidhja e saj treshe me një modele dhe partnerin e saj Jarl de Baserville, lidhje nga e cila erdhi në jetë Luxiferi, fëmija me dy nëna e një baba.

Kur vetëm para disa muajsh Egla u bë nënë e vogëlushit Luxifer dhe ajo i kundërshtoi të gjithë duke u shprehur se fëmija i tyre do të rritej i shëndetshëm nën kujdesin e kësaj marrëdhënie treshe, por kjo e fundit tashmë ka marrë fund.

E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Egla tregoi për eksperiencën me djalin dhe rritjen e tij. Por nuk harroi të përmendë detajin se ai ka ardhur në jetë krejt rastësisht.

“Luxifer është luftarak. Ai erdhi në jetë sepse donte të vinte. Unë pija pilula për t’u mbrojtur dhe nuk mendoja se kjo do të ndodhte. Por ndodh që një në një milionë të vijë një fëmijë edhe pse mbrohesh. Kjo më ndodhi mua dhe unë thashë ky fëmijë do patjetër të vijë në jetë”,- është shprehur Egla.