DALIN PAMJET/ Brenda shtëpisë super moderne të Mozzik dhe Loredanës – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Brenda shtëpisë super moderne të Mozzik dhe Loredanës

DALIN PAMJET/ Brenda shtëpisë super moderne të Mozzik dhe Loredanës

Reperi Mozzik dhe këngëtarja Loredana muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Hana. Çifti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto dhe video nga koncertet e ndryshme, por edhe nga jeta private.

Ditën e sotme, Loredana ka vendosur që t’i tregojë të gjithëve një pjesë të shtëpisë së saj moderne ku bashkëjeton me Mozzik dhe vajzën e tyre të vogël. Këngëtarja e cila po arrin një sukses të jashtëzakonshëm në Zvicër dhe Gjermani, ka publikuar disa video ku shihet arredimi me mobilje moderne, ku mbizotërojnë ngjyra e bardh dhe ato të tokës.

Në një moment Loredana ka filmuar dhe Mozzikun i cili kujdeset për Hanën dhe në sy ka rënë dritarja e madhe në dhomën e pritjes e cila ka një pamje të bukur, ku shihet natyra dhe liqeni.