BORA ZEMANI ZËVENDËSON ANDRESËN? Zbuloni risitë e “E diela shqiptare” (FOTO) – AlpeGossip
BORA ZEMANI ZËVENDËSON ANDRESËN? Zbuloni risitë e “E diela shqiptare” (FOTO)

BORA ZEMANI ZËVENDËSON ANDRESËN? Zbuloni risitë e “E diela shqiptare” (FOTO)

“E diela shqiptare” nisi sezonin e ri ndryshe nga herët e tjera. Në orën 14:00, Arditi dhe Andresa prezantuan “Telebingo Shqiptare”, rubrikë që do të vazhdojë për dy javë, para se të nisë zyrtarisht emisioni i plotë së bashku me rubrikat e tjera.

Duke shfrytëzuar rastin, Ardit Gjebrea hodhi poshtë zërat se Bora Zemani do të zëvendësojë Andresa-n; të dyja do të jenë pjesë e “E diela shqiptare”.

Studioja do të ketë një skenografi të re, për të cilën jemi të gjithë sy e veshë.

Ky sezon i spektaklit maratonë të së dielës, që nisi rrugëtimin rreth një dekadë më parë, vjen me të tjera ndryshime, përveç skenografisë.

Së pari, emisioni nis në 12:30, jo në 13:30, me rubrikën “Kam një mesazh për ty”,

për të vazhduar me “Telebingo” në orën 14:00, rubrikën e Blerinës dhe me edicionin e lajmeve.

Në orën 16:00 është rubrika “B.E Caffe” me Besin, Erionin dhe Olsin. “B.E Caffe ishte një ngacmim i Arditit. Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një simbol që përshkruan aktualitetin shqiptar”, u shpreh Erion Isai në një intervistë për Tv Klan në fillim të shtatorit.

 

Ora 17:00 do të jetë sërish e Eni Çobanit me “Shihemi në gjyq”,

ndërsa një orë më vonë, nën moderimin të Bora Zemanit dhe Arditit nis faza e parë e prezantimit të këngëve pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2018”, të përzgjedhura paraprakisht nga produksioni. Festivali i njohur do të festojë 20-vjetorin pas pak muajsh, gjë që do të sjellë surpriza të shumta. Me pak fjalë, do të jetë më magjike se kurrë.

 

”Kënga Magjike” u krijua dhe u udhëhoq nga Ardit Gjebrea në fillim të qershorit të vitit 1999, festival ku fituese e parë nga juria profesioniste u shpall Elsa Lila me këngën ”Vetëm një fjalë’’.

Me kalimin e viteve, festivali u kthye jo vetëm në të preferuarin e simpatizantëve të muzikës, por edhe të publikut, vëmendja e të cilit kaloi kufijtë. Një pjesë e fituesve ndër vite kanë qenë shqiptarë të Kosovës, si Ema Bytyçi me ”Ku je ti’’, Genta Ismajli ”Nuk dua tjetër’’, Armend Rexhepagiqi ”Kur dashuria vdes’’, Eliza Hoxha në bashkëpunim me Rosela Gjylbegu rrëmbyen çmimin e parë me ”Rruga e zemrës’’.

Padyshim festivali i këngëve që mbeten hit. Meqë ra fjala, ja lista e plotë e fituesve ndër vite, ndaj shkoni e ridëgjoni ç’tu dojë zemra.

 

1999: Elsa Lila – “Vetëm një fjalë”
2000: Irma e Eranda Libohova – “1000 ëndrra”
2001: Rovena Dilo e Pirro Çako – “Për një çast”
2002: Mira Konçi – “Një fjalë”
2003: Ema Bytyçi – “Ku je ti?”
2004: Irma Libohova – “Prapë tek ti do vi”
2005: Genta Ismajli – “Nuk dua tjetër”
2006: Armend Rexhepagiqi – “Kur dashuria vdes”
2007: Aurela Gaçe – “Hape veten ti”
2008: Jonida Maliqi – “Njëri nga ata”
2009: Eliza Hoxha e Rosela Gjylbegu – “Rruga e zemrës”
2010: Juliana Pasha e Luiz Ejlli – “Sa e Shite Zemren”
2011: Redon Makashi – “Më lër të fle”
2012: Alban Skënderaj – “E refuzoj”
2013: Besa Kokëdhima – “Tatuazh ne zemer”
2014: Aurela Gaçe e Young Zerka-“Pa kontroll”
2015: Aurela Gaçe – “Akoma jo”
2016: Rozana Radi – “Ma thuaj ti”
2017: Anxhela Peristeri – “E çmendur”