Majlinda Bregu feston sot ditëlindjen, vajza e saj i zbulon një foto para 23 vitesh - AlpeGossip
Majlinda Bregu feston sot ditëlindjen, vajza e saj i zbulon një foto para 23 vitesh

Majlinda Bregu feston sot ditëlindjen, vajza e saj i zbulon një foto para 23 vitesh

Majlinda Bregu feston sot ditëlindjen. Ka qenë pikërisht e bija, Kejda e cila i ka zbuluar një foto të vjetër. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’i uruar sot ditëlindjen asaj, duke nxjerrë nga arkivat familjare, një foto të vjetër, e cila i përket 23 viteve të shkuara.

Në të shfaqet Majlinda duke festuar në shtëpi, në ambientin e ngrohtë familjar, me gatime të shijshme, dhe me një tryezë që duket e shtruar plot përmes fotos, ndërsa portreti i qeshur Majlindës është ai që bie menjëherë në sy.

Por, siç duket mosha e saj nuk është më një sekret, sepse atë e gjen lehtësisht edhe nga kërkimet në internet. Sot, Majlinda Bregu sipas llogarive tona mbush plot 44 vjeç! Urimi i parë i së bijës, ia ka zbukuruar këtë mëngjes politikanes së njohur, por duhet të presim ende sepse dita sapo ka nisur.