KAROTË DHE MJALTË/ zgjidhja ideale e fytyrës në dimër – AlpeGossip
KAROTË DHE MJALTË/ zgjidhja ideale e fytyrës në dimër

KAROTË DHE MJALTË/ zgjidhja ideale e fytyrës në dimër

Lëkura në dimër ka tendencë të thahet për shkak të temperaturave të ulëta, ndaj edhe trajtimet duhet të përmbajnë gjithmonë përbërës që e hidratorjnë dhe e ushqejnë lëkurën. Për të eliminuar tharjen, në dimër lëkura ka nevojë për trajtime më të shpeshta dhe maska natyrale. Një prej më të thjeshtave është trajtimi me karotë dhe mjaltë.

Karotat janë të pasura me vitaminë A, E, aq shumë të nevojshme për lëkurën në dimër.

Përgatitja:

Disa dermatologë këshillojnë që karota të grihet paraprakisht në një blender, ndërsa të tjerë sugjerojnë që fillimisht karotat të zihen. Këshillat janë edhe në varësi të tipit të lëkurës, por të dyja variantet mund t’i përdorësh, sepse funksioni është i njëjtë.

2 lugë gjelle me kaorë të grirë (ose të zier) përzieji me 1 lugë gjelle mjaltë. Pasi të jetë bërë një masë e njëtrajtshme, vendose në fytyrë dhe mbaje për 10-15 minuta. Pas disa përdorimesh, lëkura do të ketë një pamje të re, sepse kjo përzierje largon qelizat e vdekura dhe i rikthen lëkurës shkëlqimin.