THA SE KISHTE HEQUR DOR NGA FESTIVALET/ Anjeza Shahini shpjegon arsyen – AlpeGossip
THA SE KISHTE HEQUR DOR NGA FESTIVALET/ Anjeza Shahini shpjegon arsyen

THA SE KISHTE HEQUR DOR NGA FESTIVALET/ Anjeza Shahini shpjegon arsyen

Anjeza Shahini vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Ajo po qëndron jashtë vendit që prej disa vitesh dhe atje ka ndërtuar jetën e saj krah bashkëshortit Paul Edward Conolly, dhe vajzës së tyre të quajtur Tori.

Ditën e djeshme Anjeza përmes një postimi të bërë në Instagram, lajmëroi se ka hequr dorë nga konkurrimi në festiivale. Për herë të fundit ajo ka konkurruar te ‘Kënga Magjike’ në vitin 2014 me këngën e titulluar ‘Energji’ dhe këngëtarja u shpreh se ndihet e lumtur që me këtë këngë plot ngjyra dhe energji i mbylli konkurrimet.

Mirëpo njoftimi i saj ka bërë që mes fansave të lindë një numër i madh keqkuptimesh. Ato kanë menduar se Anjeza përpos festivale, ka hequr dorë dhe nga të kënduarit. Ky aludim nuk është i vërtetë dhe si rrjedhojë, përmes një tjetër postimi, këngëtarja i ka sqaruar fansat e saj. “Hey të dashtun, si shpeshherë pasi postoj diçka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi pasi sic e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me festivalet”. Nuk mendova se ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht do vazhdoj të këndoj. Dashtë Zoti na e bën mbarë! Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e tura madje dhe shumë para. Ju puth”, ka sqaruar Anjeza.