“Kush ka vajza, botën ka”- thotë një shprehje popullore dhe kjo vërtetohet vazhdimisht me gjestet e vogla të përditshmërisë. Pikërisht ministri Niko Peleshi feston ditëlindjen dhe me siguri urimi më i bukur ka qenë ai i vajzës së tij.
Aleksia Peleshi, nëpërmjet një postimi në Instagram i uron babai të saj ditëlindjen me disa fjalë të ndjera.
“Gëzuar ditëlindjen krenaria ime më e madhe! Je njeriu më i drejtë, inteligjent, ambicioz, këmbëngulës e optimist që kam njohur ndonjëherë. I jam jashtë mase mirënjohëse Zotit që më ka dhuruar fatin e të lindurit si bija jote. Çdo arritje e imja të dedikohet ty dhe gjërave që mësoj përditë prej teje. Ty, që shpërndan virtytet e dijet e tua të shumta kudo që shkel! Ndoshta ti nuk je në dijeni, por je babai, shoku, politikani dhe njeriu më i mirë e më i aftë që ekziston. Një ditë do u mësoj fëmijëve gjithçka më ke mësuar ti mua, sepse prej teje duhet të marrë shembull çdo individ, në mënyrë që, siç të thashë edhe vjet, bota të bëhet një vend më i mirë. Të uroj edhe 100 vite të lumtura. Ti i Meriton më shumë se kushdo. Të dua shumë, ba!”- ka shkruar ajo pranë disa fotove me të atin.
Kjo tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë të tyre, dhe jemi të sigurtë se ky urim i ka zbukuruar ditën ministrit Peleshi.