BËMË MAMA TË TË NGJAJ! Vajza 6-vjeçare e këngëtares shqiptare paska krijuar këngën e saj të parë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
BËMË MAMA TË TË NGJAJ! Vajza 6-vjeçare e këngëtares shqiptare paska krijuar këngën e saj të parë (FOTO+VIDEO)

BËMË MAMA TË TË NGJAJ! Vajza 6-vjeçare e këngëtares shqiptare paska krijuar këngën e saj të parë (FOTO+VIDEO)

Orgesa Zaimi është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila prej vitesh ka kënaqur publikun shqiptar me zërin e saj.

Mirëpo duket se talentin dhe pasionin e saj do ta trashëgojë edhe bija, Bora, e cila është vetëm 6 vjeç.

Vetë Orgesa e ka zbuluar sot talentin e të bijës përmes një postimi në Instastory. Bora ka shkruar një këngë dhe e ka lënë me porosi që mami Orgesa ta lexojë.

“Kënga ime… Mami shiko tani” – ka shkruar vogëlushja sipër letrës që në brendësi ka vargjet e këngës që ka krijuar.

“Kënga e parë që ka shpikur Bora quhet ‘O Zot i madh’… Vetëm pusulla ka tërë shtëpia me çfarëdolloj krijimi që i shpik mendja asaj” – shkruan këngëtarja në videon e publikuar.

Nga ana tjetër Orgesa ka treguar se dhe i biri është i prirur drejt artit, por ndryshe nga Bora ai ka pasion pikturën.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2019/01/50107862_270521700282207_2066555792177815512_n.mp4?_=1