Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi u bë fillimisht i ditur nga mediat turke dhe vetëm pak më vonë Almeda e konfirmoi duke u shprehur se është shumë e lumtur.
Çifti do të bëhen prindër të një djali të cilit ja kanë vendosur emrin Efehan.
E pyetur sot nga fansat sa kilogram ka marrë gjatë shtatzënisë, Almeda ka treguar se ka shtuar 8 kilogram dhe është në muajin e 6.