DO E ADHURONI/ Çanta e re e “Louis Vuitton” është dizenjuar vetëm për buzëkuqin tuaj – AlpeGossip
DO E ADHURONI/ Çanta e re e “Louis Vuitton” është dizenjuar vetëm për buzëkuqin tuaj

DO E ADHURONI/ Çanta e re e “Louis Vuitton” është dizenjuar vetëm për buzëkuqin tuaj

Firma ‘Louis Vuitton’ është e njohur për krijimin e çantave të mëdha, me material të mirë lëkure dhe shumë të rehatshme për udhëtim. Mesa duket, dizenjuesit kanë menduar të sjellin një risi këtë herë. Nicolas Ghesquière ka dizenjuar një çantë të vogël, e bërë vetëm për të mbajtur buzëkuqët tuaj. Kjo çantë është inspiruar nga mbajtëset e ‘make up-it’ dhe të bizhuterive të vitit 1920. Ajo mund të mbahet si një aksesor, apo si një çantë e vogël. Brenda mund të gjeni dhe një pasqyrë, në rast se keni nevojë të bëni një ‘make up’ të shpejtë. Duke qenë se ‘Shën Valentin-i’ po afron, mund të konsideroni t’i bëni një dhuratë të shtrenjtë vetes tuaj.