Këngën “Më Fal” Elvana ia dedikoi Florit? Liberta bën postimin konfuz (FOTO) – AlpeGossip
Këngën “Më Fal” Elvana ia dedikoi Florit? Liberta bën postimin konfuz (FOTO)

Këngën “Më Fal” Elvana ia dedikoi Florit? Liberta bën postimin konfuz (FOTO)

Elvana Gjata u rikthye mbrëmjen e 3 shkurtit me një koncert recital ku të ftuarit ishin të përzgjedhur. Ajo prezantoi për ta një album me këngë të reja, të cilat mbrëmjen e së shtunës u transmetuan në “Top Channel”. Që pas asaj nate, albumi i ri i Elvanës është në youtube.

Mirë po një prje këngëve e cila mban titullin “Më Fal”, u komentua pak më tepër se të tjerat. Kjo për shkak se fansat besojnë se është një dedikim për Florin, ish – bashkëpuntorin e saj, por edhe i përfolur si ish i dashuri. Që pas ndarjes nga Elvana ky i fundit nisi një lidhje të re me prezantuesen e njohur kosovare, Liberta Spahiu, lidhje kjo e pranuar para disa kohësh nga të dy. Mirë po duket se një postim i fundit i Libertës në Instagram i ka bërë të gjithë konfuz.Ajo ka reaguar në mënyrë indirekte më atë që ka shkruar në Instastorien e saj. ‘A thua çfarë qëllimi ka ai, ajo, ata, ato, Gjallesat?’, shkruan Liberta duke e pasur me të njëjtin shkrim edhe foton tjetër ku uron babain për ditëlindje.