“KU E KE REBELIN…”/ Këngëtarja flet për lidhjen me Mevlan Shabën: I kam takuar prindërit e tij – AlpeGossip
“KU E KE REBELIN…”/ Këngëtarja flet për lidhjen me Mevlan Shabën: I kam takuar prindërit e tij

“KU E KE REBELIN…”/ Këngëtarja flet për lidhjen me Mevlan Shabën: I kam takuar prindërit e tij

Mevlan Shaba ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku konfirmoi edhe lidhjen e tij të re. Madje në studio ishte së bashku me këngëtaren, Albulena Ukaj, partneren e tij.

Çifti tregoi se si nisi romanca e tyre dhe duket se gjithçka ka nisur nga bashkëpunimi i tyre i parë.

Ukaj tregoi se Mevlani ka qenë ai që i ka shkruar i pari, ndërsa ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha se kishte postuar këngën e saj dhe ajo i kishte bërë “like”.

Mevlani dhe Albulena treguan edhe një moment të veçantë dhe të pazakontë. Ata kishin qëndruar 1 orë në makinë në një parkim duke biseduar. Ata thanë se as njëri dhe as tjetri nuk donin të largoheshin

Të pyetur kur e dhanë puthjen e tyre të parë, këngëtarja u shpreh “në Tiranë” dhe shtoi se nuk e mbante mend datën.

Më pas Ukaj tha se te Mevlani i ka pëlqyer “karakteri si njeri”.

“Shpirtbardhësia dhe çdo gjë tjetër që kompletojnë një mashkull që unë dua. Nuk më bezdis asgjë tek ai. Kam marrë komente shumë të mira për Mevlanin. Në Kosovë kur më shohin vetëm më thonë ‘ku e ke rebelin’”.

“Ku e ke rebelin...”/ Këngëtarja flet për lidhjen me

Gjithashtu këngëtarja tregoi se i ka takuar prindërit e Mevlanit, madje u ka bërë edhe kafenë. Nga ana tjetër, Shaba ende nuk i ka takuar prindërit e Albulenës, por vetëm folur me ta.

“I kam takuar. Janë shumë njerëz të mirë, të ëmbël. I dua dhe më duan shumë. Ju kam bërë kafe turke si në Prizren. Mevlani ende nuk i takuar prindërit e mi, vetëm kanë folur bashkë”, tregoi ajo.