Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj ishte së fundmi e ftuar në emisionin “NIN”. Gjatë intervistës, ajo foli për infektimin me Koronavirus në shkurt të vitit që lamë pas.
Albërija tha se vetë e ka përjetuar shumë keq dhe iu bëri thirri qytetarëve të bëjnë kujdes. Ajo shtoi se sipas saj, virusi është shpërndarë qëllimisht, duke shkatërruar botën.
“Ka qenë një periudhë e frikshme, që unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e dua Amerikën shumë dhe thoja: Si ka mundësi qe njerëzit te vdesin ne Amerike kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollar për çdo pacient që ishte me COVID-19 dhe i vinin ventilatorin dhe kanë bërë para pafund. Unë mendoj se ai virus kur u hodh në fillim, sepse ai është hedhur me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën, ka qenë shumë intensiv dhe shumë i fortë dhe unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që të kenë shumë kujdes njerëzit, sepse nuk është shaka. Sepse këtu thonë njerëzit “A shaka është? Grip është, jo nuk është e vërtetë”, është një virus që për ata që kanë një imunitet të dobët mund t’iu lëjë pasoja nëse shpëtojnë, po mund t’jua marrin edhe jetën”, deklaroi këngëtarja.