“SI E KISHE EMRIN?” Rita habitet nga shqiptarja në The Voice Australia: Nuk ka mundësi – AlpeGossip
“SI E KISHE EMRIN?” Rita habitet nga shqiptarja në The Voice Australia: Nuk ka mundësi

“SI E KISHE EMRIN?” Rita habitet nga shqiptarja në The Voice Australia: Nuk ka mundësi

Rita Ora është habitur kur në “The Voice Australia 2023”, ka marrë pjesë një vajzë e cila ishte me origjinë nga Kosova. Sihana Haxhnikaj është 16 vjeçarja me zërin brilant që mahniti jurinë mes tyre edhe Rita Orën.

'Si e kishe emrin?', Rita habitet nga shqiptarja në The Voice

Me të mbaruar performancën, Rita e pyeti Sihanën për emrin dhe i tha se i dukej shumë i njohur. Kur mësoi se ajo është nga Kosova tha: “Oh Zot nuk ka mundësi, edhe unë nga andej jam”.

'Si e kishe emrin?', Rita habitet nga shqiptarja në The Voice

“O zemër si jeni? Mirëmbrëma”, tha Rita duke përshëndetur edhe familjen e Sihanës, e lumtur që po shihte shqiptarë në programin e talenteve.