“KE QENË MË E MIRË”/ Ndjekësit nuk i pëlqejnë buzët e Aurola Hoxhës që kur hoqi mbushjen – AlpeGossip
“KE QENË MË E MIRË”/ Ndjekësit nuk i pëlqejnë buzët e Aurola Hoxhës që kur hoqi mbushjen

“KE QENË MË E MIRË”/ Ndjekësit nuk i pëlqejnë buzët e Aurola Hoxhës që kur hoqi mbushjen

Dikush i shkroi Aurela Hoxhës në Instagram se “ka qenë më e mirë”, pasi “buzët dhe flokët nuk i ka bukur”. Po në Instagram, Aurela iu përgjigj se “flokët janë paruke”, për fushatën e linjës së të brendshmeve të dizenjuara nga ajo, ndërsa mesa duket buzët nuk i pëlqejnë më askujt që kur hoqi mbushjen.

Ndjekësit s’i pëlqejnë buzët e Aurela Hoxhës pasi

Ndjekësit s’i pëlqejnë buzët e Aurela Hoxhës pasi

Në shtator të 2019-s, Aurela tregoi për herë të parë se ka hequr mbushësit e buzëve. “Qetësohuni njerëz ‘të mirë’, nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh kam hequr mbushjen dhe s’do t’i bëj kurrë më,” iu përgjigj ajo disa komenteve, ku kritikohej se e kishte ekzagjëruar me fryrjen e buzëve, kur në fakt ishte efekt Instagram-i.

Ndjekësit s’i pëlqejnë buzët e Aurela Hoxhës pasi

Momentalisht, buzët e Aurelës janë më pak të fryra dhe i japin fytyrës një pamje më natyrale. Nuk e dimë pse nuk u pëlqejnë njerëzve. Për të kuptuar ndryshimin:

Ndjekësit s’i pëlqejnë buzët e Aurela Hoxhës pasi

Mbushësit e buzëve përbëhen nga acidi hialuronik dhe efekti zgjat nga 6-12 muaj. Më pas trupi e shpërbën pak nga pak xhelin. Në të kundërt, mbushësit mund të shpërbëhen me ndihmën e hialuronidasës, një enzimë që përshpejton shpërbërjen e xhelit. Pra, buzët mund të kthehen në gjendjen fillestare ose në një gjendje afër asaj natyrales.