Hakeri i vjedh llogaritë Renato Mekollit dhe ngacmon të vajzat e showbiz: I dërgon mesazhe banale… – AlpeGossip
Hakeri i vjedh llogaritë Renato Mekollit dhe ngacmon të vajzat e showbiz: I dërgon mesazhe banale…

Hakeri i vjedh llogaritë Renato Mekollit dhe ngacmon të vajzat e showbiz: I dërgon mesazhe banale…

Ai është një nga shefat e kuzhinës më të njohur në vendin tonë, por duket se këto ditë nuk janë më të mirat për Renato Mekollit.
Mësohet se shefit i kanë vjedhur adresën e Facebook dhe Instagram dhe tashmë janë duke publikuar foto apo dërguar mesazhe në emër të tij me përmbajtje banale.

Gazeta Express ka kontaktuar me Renaton, i cili është shprehur se është duke u përpjekur të rikthejë adresat e vjedhura tek ai dhe thekson se në asnjë postim i ditëve të fundit në Instagram apo Facebook nuk është bërë nga ai.

Gjatë kësaj periudhe që i janë vjedhur adresat, personi që tashmë ka akses në to ka ngacmuar shumë nga vajzat showbizit dhe vetëm gjatë ditës së sotme shumë prej tyre janë shqetësuar dhe kanë rënë pre e ngacmimeve të hakerit.