Nënë e bijë të zhytura në varfëri, 11-vjeçarja mes lotësh: Lus zotin të kem bukë të ha! - AlpeGossip
Nënë e bijë të zhytura në varfëri, 11-vjeçarja mes lotësh: Lus zotin të kem bukë të ha!

Nënë e bijë të zhytura në varfëri, 11-vjeçarja mes lotësh: Lus zotin të kem bukë të ha!

Familjet shqiptare që jetojnë në gjendje të mjeruar jo vetëm ekonomike por edhe shpirtërore janë të pafundme.
Rasti i mëposhtëm bën fjalë për një familje nga Shkupi, që jeton në gjendje të rrënuar në një shtëpi të improvizuar me dërrasa, kartonë e plastmasë, ajo shërben si strehë për nënë e bijë.

Barraka mund të shembet nga momenti në moment, dhe nënë e bijë që jetojnë atyre, u duket sikur orët i ka të numëruara.

Adriana 38 vjeç, rrëfen dramën e jetës së saj, një dramë që ka nisur që kur ishte 7 vjeç, e kur e ëma e la jetime. Vitet që do të vinin më pas do t’i sillnin asaj veç vuajtje e mjerim, raporton “BW”.

Ajo tregon mes lotëve:

Këtu jam rritur, nëna më la kur isha 7 vjeç, vdiq nga zemra. Babai u martua, jetova me njerkën e cila ndërroi jetë edhe ajo. Ma la vëllain 7 vjeç dhe motrën 3 vjeç me sindromën Down. I rrita me babin të dy. Me vdes edhe babi më la motrën dhe vëllain. Isha vetëm 23 vjeç kur më ndodhën këto. Jam bërë nënë dhe babë për të vegjlit. Në vitin 2004 u martova linda një vajzë, sot është 11 vjeç. U ndava me burrin. Kushtet i kam shumë të vështira, natën nuk fle, vajza ka frikë, jeton e stresuar. Dua t’i plotësoj dëshirat por nuk mundem dot, nuk kam fuqi. Veten e lë pa bukë për t’i plotësuar asaj nevojat që ka. Na ka ndodhur që për tre ditë rresht nuk kam futur bukë në gojë, për t’ia dhënë vajzës. Ia kam dhënë pjesën time. Nuk e di si është dashuria prej prindërve, nuk kam ndier kurrë ngrohtësi. Babi më vdiq në duart e mia, amaneti i tij i fundit ishte mos i lërë vetëm fëmijët. E çova në fund amanetin e babit tim”.
Belkisi, vajza e saj e përjeton shumë realitetin e hidhur që e rrethon. Ajo jeton me frikë çdo ditë.

Mësimet i bën në dhomën e saj të errët, me kulmin që gati po i bie në kokë:

Kur të rritem dua të bëhem mjeke, dua të ndihmoj njerëzit që kanë nevojë”.
Lotët mezi e lënë të flasë. Drama e saj është e madhe dhe supet e njoma janë rrahur me shumë dallgë të jetës.

Thotë se njerëzit mbledhin para për to për të blerë ushqime:

Kur qan mami unë mërzitem shumë, e përqafoj. Mami e heq ushqimin nga goja, ma jep mua”, thotë vajza. Lus Zotin të kem ushqim, dhomën time, këto dua të më plotësohen”.