“DO TA DJEG SHPIRTIN”/ Pas sherrit, Atdheu i përgjigjet ashpër Blerimit: Loqka e vogël… – AlpeGossip
“DO TA DJEG SHPIRTIN”/ Pas sherrit, Atdheu i përgjigjet ashpër Blerimit: Loqka e vogël…

“DO TA DJEG SHPIRTIN”/ Pas sherrit, Atdheu i përgjigjet ashpër Blerimit: Loqka e vogël…

Një “luftë e ftohtë” ka lindur mes Atdheut dhe Blerimit në rrjete sociale. I ftuar së fundmi në një emision, ku duhej të komentonte personazhet e “Për’puthen”, Atdheu dogji foton e Blerimit. Ai nuk tha asnjë fjalë për të, por veprimi i tij tregoi shumë.

Sigurisht që Blerimi nuk e priti fare mirë këtë gjë dhe reagoi i revoltuar në rrjete sociale. Në një video të publikuar ai kërcënon Atdheun, duke u shprehur se do i djegë shpirtin.

“Ti më djeg foton unë do të të djeg shpirtin”, ka thënë Blerimi mes tjerash duke shtuar se Atdheu prej kohësh ka tentuar ta “djeg” në mënyra të ndryshme edhe gjatë programit. “Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tanë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Po të them diçka unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”, thotë Blerimi shumë i revoltuar.

“Do të të djeg shpirtin”/ Atdheu i përgjigjet

Pas këtyre kërcënimeve nga ana e Blerimit ka reaguar edhe Atdheu. Në disa postime në rrjete sociale ai ofendon Blerimin dhe shprehet se nuk ja ka frikën askujt përveç Zotit.

“Loqka vogël paska reagu qenka acaru keq, paska fillu me djeg shpirta po niset me djeg shpirta e kam hall se të shef nga b*****. Ky është Suzuki gsxr-750 që ecën mbi 300 km në orë kështu që në rast se ndjen frikë apo dh**** në breg ky ta shpëton jetën mjafton që t’i japësh gazit”, shkruan Atdheu në disa postime në Instagram.

“Do të të djeg shpirtin”/ Atdheu i përgjigjet

Gjithashtu ai ka publikuar një pjesë nga përballja që ka pasur me Ana Lleshin dikur në emision, ku thekson se kjo është pjesa ku ka folur për konfliktin dhe se personi që është futur në mesin e tyre është gjallë akoma. Ndërsa në një foto tjetër ai e cilëson veten si luan, ndërsa Blerimin si një hienë.

“Do të të djeg shpirtin”/ Atdheu i përgjigjet

“Do të të djeg shpirtin”/ Atdheu i përgjigjet

“Do të të djeg shpirtin”/ Atdheu i përgjigjet