“KA ARDHUR KOHA TË BËHEM BABA”/ Erik Lloshi tregon planet që ka për të ardhmen – AlpeGossip
“KA ARDHUR KOHA TË BËHEM BABA”/ Erik Lloshi tregon planet që ka për të ardhmen

“KA ARDHUR KOHA TË BËHEM BABA”/ Erik Lloshi tregon planet që ka për të ardhmen

Në gusht të vitit 2019, Erik Lloshi i dha fund beqarisë. Ai u martua me partneren e tij, Rominën në një ceremoni e cila i ngjante shumë tradicionales.

Së fundmi, këngëtari ka dhënë një intervistë për RTV Ora ku është shprehur se ndihet mjaft i lumtur me bashkëshorten, madje ka zbuluar se dëshiron që së shpejt të bëhet baba.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “- tha ai.

Ai ka folur edhe më herët për martesën e tij dhe planet për t’u bërë baba, që me sa duket do të vonojnë pak.

Këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Glamour”, ku tregoi se është shumë i lumtur me bashkëshorten që ka në krahë dhe se Romina e duron shumë atë.

“Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur me bashkëshorten që kam në krahë. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim që jam shumë lunatik. Jo i çmendur, por më lëviz humori brenda orës, kështu jemi ne artistët, unë kështu e specifikoj veten time. Luhatem shumë shpejt nga pjesa emocionale”.