“Mos shkoni tek Ambasada Amerikane se ju bën gay”, Kristi Pinderi i përvishet Manjanit: Je injorant dhe i paditur – AlpeGossip
“Mos shkoni tek Ambasada Amerikane se ju bën gay”, Kristi Pinderi i përvishet Manjanit: Je injorant dhe i paditur

“Mos shkoni tek Ambasada Amerikane se ju bën gay”, Kristi Pinderi i përvishet Manjanit: Je injorant dhe i paditur

Aktivisti i LGBTI Kristi Pinderi ka reaguar pas deklaratës së bujshme të ish-Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili apeloi që mos shkohet më tek Ambasada Amerikane në Tiranë pasi sipas tij ka persona gay.

Pinderi e ka cilësuar Manjanin si injorant dhe person të paditur.

“Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton si martesat gej. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Cfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je?”, shprehet Pinderi.

Më poshtë po pëcjellim edhe statusin e Ylli Manjanit:

“Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene”, shkruan Manjani.