I REALIZOHET ËNDRRA/ Rihanna dëgjon më në fund për Noizyn (VIDEO) – AlpeGossip
I REALIZOHET ËNDRRA/ Rihanna dëgjon më në fund për Noizyn (VIDEO)

I REALIZOHET ËNDRRA/ Rihanna dëgjon më në fund për Noizyn (VIDEO)

Disa kohë më parë, reperi i njohur Noizy ka treguar nëpërmjet postimeve të ndryshme në ‘Instagram’ se është i fiksuar me këngëtaren me famë botërore Rihanna. Ai shpesh herë i komenton në fotot të ndryshme dhe madje e thërret atë nuse.Megjithatë, nëpërmjet një videoje të publikuar së fundmi në ‘Instastory’, Noizy ka treguar se Rihanna ka dëgjuar më në fund për të.

Reperi i famshëm ka hedhur një video të realizuar nga fansat e tij të cilët kanë filmuar në një dalje publike këngëtaren teksa ajo ka qenë duke hipur në makinë.

“Ke të fala nga Noizy Rihanna”, dëgjohen të bërtasin me të madhe djemtë, ndërkohë që ky moment epik ka shkrirë së qeshuri jo vetëm Noizyn, por të gjithë fansat e tij.