FLORJAN BINAJ REZULTOI I INFEKTUAR PAK DITË MË PARË/ Aktori i humorit: Më në fund, Covidi më la (FOTOT) – AlpeGossip
FLORJAN BINAJ REZULTOI I INFEKTUAR PAK DITË MË PARË/ Aktori i humorit: Më në fund, Covidi më la (FOTOT)

FLORJAN BINAJ REZULTOI I INFEKTUAR PAK DITË MË PARË/ Aktori i humorit: Më në fund, Covidi më la (FOTOT)

Aktori i humorit Florjan Binaj tregoi disa ditë më parë se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë simptomë dhe se ndodhej në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

  • foto galeri foto galeri

Ndërsa së fundmi, përmes një postimi në ‘Instastory’ aktori tregoi se më në fund e ka fituar luftën me virusin. “Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, ka shkruar Flori.

Gjatë ditëve të izolimit, aktori ishte aktiv në rrjetet sociale, ku përmes një postimi ka lënë të kuptohet se fle gjatë gjithë ditës, teksa ka postuar videon e një qeni.