ÇFARË NDODHI? Luana ironizon keq Arbanën pasi Ledioni i zuri vendin në Big Brother – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Luana ironizon keq Arbanën pasi Ledioni i zuri vendin në Big Brother

ÇFARË NDODHI? Luana ironizon keq Arbanën pasi Ledioni i zuri vendin në Big Brother

Ledion Liço do të jetë prezantues i këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”, duke zëvendësuar kështu Arbana Osmanin. Kjo e fundit reagoi me një koment të dhënë në Instagram.

“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer”, komentoi Arbana.

Një reagim indirekt duket se ka ardhur dhe nga Luana Vjollca. Kjo e fundit njihet për raportet jo të mira që ka me Arbana Osmanin, kjo pasi Luana u largua nga Top Media për shkak se sezoni i parë i BBV nuk iu besua asaj.

Kështu, ajo ka postuar një foto ku ngre një dolli për “karmën”, postimi i cili po flitet në rrjet se i kushtohet pikërisht Arbanës.