VAJZAT PO E DASHUROJNË/ Vetëm 60 sekonda ju duhen për ta patur fytyrën më të pastër se kurrë (FOTO) – AlpeGossip
VAJZAT PO E DASHUROJNË/ Vetëm 60 sekonda ju duhen për ta patur fytyrën më të pastër se kurrë (FOTO)

VAJZAT PO E DASHUROJNË/ Vetëm 60 sekonda ju duhen për ta patur fytyrën më të pastër se kurrë (FOTO)

Nëse jeni një nga ata persona që nuk keni një fytyrë të lëmuar dhe të pastër çdo ditë të jetës tuaj, atëherë ky është artikulli i duhur për ju.

Gjithmonë keni pyetur veten si mund të gjeni një zgjidhje që fytyra juaj të bindet dhe të jetë ashtu siç dëshironi. Keni provuar kremra, trajtime, dhe çdo lloj gjëje të mundshme nga e cila keni patur pritshmëri se mund t’ju ndihmojë.

Na lini t’ju themi se sipas një estetisteje bukurie dhe 43.000 ndjekësve që ajo ka në Twitter, sekreti për të patur një fytyrë të pastër, tashmë u zbulua dhe është më thjesht dhe më e lirë se ç’mund të keni menduar. Ajo kushton vetëm 60 sekonda të jetës tuaj. Po po, 60 sekonda.

E gjithë kjo metodë ka të bëjë me pastrimin dhe larjen  e fytyrës për 60 sekonda pa pushim.(dhe jo për 10 sekonda sa për të kaluar rradhën, siç pjesa më e madhe bëjmë) Duhen 60 sekonda në mënyrë që pastruesit tuaj të fytyrës të depërtojnë në lëkurë sepse makeup-i, papastërtitë dhe yndyra janë shumë më të vështira për tu hequr nga fytyra se sa ju mendoni.

Dermatologu Robert Smith thotë: Jo vetëm që duhet ti japësh pastruesit mundësi për të depërtuar në fytyrë dhe të pastrojë mbetjet por gjithashtu për 60 sekonda ju mund ti kushtoni vëmendje lëkurës tuaj dhe asaj çfarë po bëni, si për shembull të kujtohesh të pastrosh cepat e hundës, poshtë mjekrrës dhe përgjat vijës së flokëve.

Edhe diçka, edhe pse kjo mënyrë duket shumë e thjeshtë dhe bazike, cila në të vërtetë është, për njerëzit që e kanë provuar ka rezultuar FANTASTIKE!

Ka patur kaq shumë fansa kjo metodë sa që tashmë është krijuar dhe një hashtag #60secondrule ku njerëzit postojnë foto se si fytyra e tyre dukej para dhe pasi përdorën metodën. /AlpeGossip.al