DUHET QË T’I DINI ME PATJETËR: Çfarë duhet të bëni kur ngecni në ASHENSOR – AlpeGossip
DUHET QË T’I DINI ME PATJETËR: Çfarë duhet të bëni kur ngecni në ASHENSOR

DUHET QË T’I DINI ME PATJETËR: Çfarë duhet të bëni kur ngecni në ASHENSOR

Makthi më i keq për njerëzit klaustrofobik apo dhe për shumicën e njerëzve, është ngecja në një ashensor. Asnjëherë si dihet se kur mund të ndodhë kjo gjë prandaj në çdo rast duhet të jeni përgatitur. Mos harro se të mbetesh në një ashensor nuk është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë në jetë!

Ne ju rendisim më poshtë disa alternativa të mencura që duhet ti shfrytëzoni në raste të tilla:

Ruaj qetësinë
Në çdo situatë emergjente, dikush do t’ju tregojë se paniku mund të jetë shumë më shkatërrues sesa vetë fati i keq i të ngecurit në ashensor.

Teksa jeni mbyllur:

  • Mundohuni të merrni frymë normalisht. Nëse bie në  panik mund të përjetoni mangësi të oksigjenit pasi ashensorët nuk ventilohen siç duhet.
  • Merr frymë thellë.

Thërrisni për ndihmë

Para se të bëni diçka, mundohuni të kërkoni ndihmë duke përdorur butonin që është shënuar me zile. Lërini njerëzit e tjerë të dinë se keni ngecur duke bërë sa më shumë zhurmë të jetë e mundur. Merrni një këpucë dhe zhurmoni në pjesët metalike të derës së ashensorit.

Gjeni burimin e dritës 
Nëse energjia elektrike është e fikur, përpiquni të gjeni një burim, sepse kjo do t’ju ndihmojnë të shihni butonat. Mos u panikoni! Përdorni telefonin (ose një elektrik dore nëse rastësisht e keni). Mos përdorni çakmak pasi nuk është vetëm i rrezikshëm, por do të përdorë oksigjenin që ju nevojitet juve.

Telefononi urgjencën
Kontrolloni numrin specifik të urgjencës të vendit tuaj. Ajo mund të gjendet në muret e ashensorit ose në tabelën e butonave.

Provoni butonat 
Duhet të provoni vazhdimisht butonin që tregon numrin e katit në të cilin keni ngecur dhe jo butonat e tjerë.

Ruaj qetësinë
Nëse ndihma është rrugës ose e dini që dikush po vjen për t’ju marrë, përpiquni të: Luani lojëra në telefon. Nëse kjo nuk do të funksionojë provoni të mendoni për një listë të gjërave që duhet të bëni, pasi ta kaloni këtë pegesë të vogël.

Përgatisni një plan arratisjeje 
Para së gjithash, sigurohuni që ashensori të mos jetë në mes të kateve ose në ndonjë pozicion tjetër të vështirë dhe mundohuni me pak forcë të hapni dyert e ashensorit