“AJO NUK E MERITON GJITHË ATË NEGATIVITET”/ Miqtë i dalin në mbrojtje Meghan Markle – AlpeGossip
“AJO NUK E MERITON GJITHË ATË NEGATIVITET”/ Miqtë i dalin në mbrojtje Meghan Markle

“AJO NUK E MERITON GJITHË ATË NEGATIVITET”/ Miqtë i dalin në mbrojtje Meghan Markle

Meghan Markle ka qenë gjithmonë në shënjestër të mediave, qëkur është bërë pjesë e familjes mbretërore.

Shpesh është përfolur për marrëdhënien e keqe me familjarët e saj, apo për thyerjen e rregullave të përcaktuara nga pallati mbretëror.

Megjithatë ajo ka pasur dhe vazhdon të ketë mbështetjen e miqve të saj, që mendojnë se Meghan nuk meriton asgjë nga ato që shkruhen. “Më shumë frustrues është fakti që ti dëgjon histori që nuk janë të vërteta.

Në vitet që e kam njohur, vitet që kam punuar me të, nuk është sjellë asnjëherë si një diva. Unë e di se ajo nuk meriton gjithë këtë negativitet mediatik”, ka thënë miku i saj Danile Martin për “CBS”. Ndërsa një person i afërt i Meghan ka thënë se dukesha i shmang të gjitha lajmet që shkruhen në media, sepse më së shumti dëshiron të fokusohet tek familja e saj.

Miqtë e Meghan kanë shtuar se janë shumë të lumtur që ajo ka bërë realitet ëndrrën për t’u bërë nënë dhe që Archie është fëmija i parë i familjes mbretërore me origjinë amerikane dhe britanike. Kujtojmë se Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë në 6 maj dhe u bekuan me një djalë.