FANSAT JANË ENDE KONFUZË/ Kim Kardashian vendos këtë emër shumë të njohur për fëmijën e saj të katërt? – AlpeGossip
FANSAT JANË ENDE KONFUZË/ Kim Kardashian vendos këtë emër shumë të njohur për fëmijën e saj të katërt?

FANSAT JANË ENDE KONFUZË/ Kim Kardashian vendos këtë emër shumë të njohur për fëmijën e saj të katërt?

Pak ditë më parë ka ardhur në jetë fëmija i katërt i familjes Kardashian-West nga një nënë surrogate. Ka pasur shumë aludime rreth emrit të tij dhe kanë qenë fansat e dyshes ata që kanë insistuar për ta zbuluar këtë detaj.

Në festën e organizuar nga Kim dhe Kanye, u vu re detaji i arushit ‘Teddy’. Për këtë arsye fansat nisën të spekulojnë rreth këtij emri. Megjithatë burime pranë dyshes kanë zbuluar së fundmi se fëmija mund të quhet Rob.

Duke qenë se vëllai i 38-vjeçares quhet Rob po ashtu, ajo ka preferuar ta modifikojë dhe ta quajë Robert. Nuk dihet ende nëse kjo është zgjedhja përfundimtare e miliarderes së famshme, megjithatë kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim nga vetë ata.