SIPAS STUDIMIT/ Ky është shkaku pse organi i femrës është perfekt në çdo aspekt – AlpeGossip
SIPAS STUDIMIT/ Ky është shkaku pse organi i femrës është perfekt në çdo aspekt

SIPAS STUDIMIT/ Ky është shkaku pse organi i femrës është perfekt në çdo aspekt

Sistemi riprodhues i femrës është i ndërtuar në atë mënyrë që mund të “spastrojë” spermatozoidët që janë të dobët.
Sipas një studimi të realizuar së fundmi, traktet riprodhuese të femrave janë formuar në një mënyrë të tillë që ta ndalojnë spermën e dobët nga arritja e vezës.

Duke përdorur simulime kompjuterike dhe modele në shkallë të vogël, shkencëtarët ishin në gjendje të tregonin se disa pika ngushtimi mes qafës së mitrës dhe vezës shërbejnë si porta. Dhe, këto porta i mbajnë jashtë spermatozoidët e dobët.

Alireza Abbaspourrad, një kimist dhe autori kryesor i studimit u shpreh:

Nëse shikoni në anatominë e sistemit riprodhues tek gjitarët, ju mund të shihni se format e kanalit që çojnë tek veza nuk qëndrojnë të pandryshueshme. Në disa pika është jashtëzakonisht ngushtë në mënyrë që vetëm disa spermatozoidë të kalojnë ndërsa të tjerët, jo.
Si rezultat, vetëm spermatozoidët më të fortë mund ta kalojnë barrierat e vëna nga vetë organi riprodhues për të arritur më në fund vezën,duke krijuar kështu një proces të kontrollit të cilësisë për fekondim.