Aktorja e njohur amrikane Alyssa Milano ka treguar se pas shërimit nga Covid-19, asaj kanë filluar t’i bien flokët.
Aktorja ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke krehur floket ndërsa tregon se si i bien flokët, pasi është shëruar nga koronavirusi.
Ndërsa ka postuar këtë video ajo i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përdorin maska dhe të ruajn distancën fizike.
Kujtojmë që aktorja u prek nga koronavirusi në fund të muajit prill.
Ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije se humbja e flokëve është një ekeft anësor i virusit, kjo ndodh për shkak të stresit, etheve dhe temperaturës së lartë që mund të ketë pasur i infektuari.
Thought I’d show you what #Covid19 does to your hair. Please take this seriously. #WearADamnMask #LongHauler pic.twitter.com/H0wCmzYswV
— Alyssa Milano (@Alyssa_Milano) August 9, 2020