Restaurohet pazari historik në Gjirokastër’/ Turistët mbushin sokaqet e qytetit (FOTO) – AlpeGossip
Restaurohet pazari historik në Gjirokastër’/ Turistët mbushin sokaqet e qytetit (FOTO)

Restaurohet pazari historik në Gjirokastër’/ Turistët mbushin sokaqet e qytetit (FOTO)

Pas rreth dy vjetësh punime sot është inaguruar restaurimi i plotë i Pazarit të Gjirokastrës. 3,5 milionë dollarë investim, mbi 5000 m2 restaurim dhe prona të rivleresuara si asnjeherë më parë.

Ministrja e Kulturës, njëherazi edhe deputete e Gjirokastrës, tregoi gjatë fjalës së saj përshëndetëse punën e fantastike të bërë mes Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, për kryerjen e këtij investimi strategjik.

“Ne nuk kishim dilemë se Gjirokastra ishte dhe mbetet një prioritet, besoj kemi qenë shumë të qartë në këtë projekt për t’i kthyer Gjirokastrës vemendjen e munguar e të merituar. I jam shumë mirënjohëse Fondacionit Shqiptaro-Amerikan. Pasi ia kishim dalë me sukses në projektet tona të përbashkëta për rijetëzimin e Bulevardit të Beratit e Pazarit të Krujës, pasi kishim nisur punën për Pazarin e Korçes, – ju miq nuk mund të hezitonit për Gjirokastrën. Dhe mirë bëtë!”, u shpreh Kumbaro.

Sipas ministres së Kulturës, me këtë investim Qafa e Pazarit u rijetëzua dhe Gjirokastra ndërroi ritmin e jetës.

“Nuk di ta them sa të lumtur më bën fakti që erdhi tetori dhe sokaqet janë plot njerez, gjirokastritë e turistë çdo natë”, shtoi më tej ministrja.

Në ceremoninë e zhvilluar pikërisht në Pazarin Historik, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama si dhe kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.