Laura Nezha dhe Gaz Paja fotografohen në të njëjtin divan, ç’ndodhi në “Darka e Lamtumirës” – AlpeGossip
Laura Nezha dhe Gaz Paja fotografohen në të njëjtin divan, ç’ndodhi në “Darka e Lamtumirës”

Laura Nezha dhe Gaz Paja fotografohen në të njëjtin divan, ç’ndodhi në “Darka e Lamtumirës”

“Darka e Lamtumirës” është komedia që po vihet në sallën “Molier”, të teatrit “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Gaz Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj janë tre aktorët, që luajnë këtë shfaqje të pëlqyer shumë nga publiku.

 

Në skenat e tij, shihen në situata të ndryshme, Laura e shtrirë në divan dhe pranë saj Gaz Paja, me të cilin diskutojnë vazhdimisht. Para se të shkojnë në darkën e radhës, ku në të vërtetë nuk duan të shkojnë, Pierre dhe Clotilde marrin një vendim: të spastrojnë pak shoqëritë e konsumuara.

Ata do të organizojnë darka lamtumire, një përzierje homazhi dhe lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë është Antoine Royer. Por me Pierre, që tregohet burracak dhe i mefshtë, Clotilde-s së paparashikueshme dhe mikut të çuditshëm, asgjë nuk shkon sipas parashikimeve. Duket, se mes Pajës me Laurës në këtë projekt ka pasur kimi artistike, pasi loja e tyre është duartrokitur nga publiku në sallë