DALIN PAMJET/ Zbulohet për herë të parë partneri misterioz i Iva Tiços – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Zbulohet për herë të parë partneri misterioz i Iva Tiços

DALIN PAMJET/ Zbulohet për herë të parë partneri misterioz i Iva Tiços

Iva Tiço ka treguar dhe më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj.

Prej më shumë se dy vitesh, opinionistja ka zgjedhur që partnerin e saj ta mbajë larg syrit të medias duke mos e zbuluar shumë identitetin e tij.

Mbrëmjen e djeshme ai ka festuar ditëlindjen me të afërmit dhe miqtë e tyre. Pjesë e festës ishin dhe çifti Orinda dhe Turjan Hysko të cilët ndodheshin pranë Ivës.

Mirëpo dhe pse Tiço përpiqet të mos e shfaqë shumë partnerin e saj gjerman, dashur pa dashur Orinda e zbuloi partnerin e opinonistes në një video që ajo kishte postuar në InstaStory gjatë momentit ku të gjithë të ftuarit po i këndonin këngën e ditëlindjes.

Kujtojmë se Iva ka folur dhe më parë për planet e martesës teksa është shprehur:

“Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje.

Tani kam filluar t’i provoj seriozisht sado që mund të ngelem dhe për ca kohë pa planin konkret, sepse nuk më ka dhënë askush një unazë dhe nuk më ka propozuar askush. Kur i them ‘Do më japësh unazë?’, më thotë ‘Ndoshta’.

Sigurinë ma ka dhënë që në ditën e parë, se e kuptuam që ishim dhe do të ishim gjithmonë për njëri-tjetrin. Këtë e bën, sepse mendoj që kur ta bëjë këtë gjë do jetë një moment shumë special”.

 

VIDEO