Mbyllet emisioni “Oktapod? Turjan Hyska tregon të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
Mbyllet emisioni “Oktapod? Turjan Hyska tregon të vërtetën (FOTO)

Mbyllet emisioni “Oktapod? Turjan Hyska tregon të vërtetën (FOTO)

Lajmi se emisioni “Oktapod” i Turjan Hyskës do të mbyllej u përhap shumë shpejt në disa media.

U fol se pjesa e fundit e “Oktapod” do të ishte më 16 mars, pasi Turi do ta bënte pushim, duke ia lënë vendin “Dancing With the stars” i cili do të transmetohet në të njëjtën ditë dhe orar.

Kete emisionin e prezantoj une ne televizionin Vizion Plus!

A post shared by Turjan Hyska (@turjanhyska) on

Por menjëherë pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë moderatori, me anë të një postimi të bërë në “Instagram”-in e tij. Ai publikon promon e emisionit dhe krah videos shkruan: Këtë emisionin e prezantoj unë në televizionin Vizion Plus”, duke lënë të kuptohet se “Oktapodi” do vazhdojë.