Befason moderatorja shqiptare: Ju më URRENI, por edhe… (FOTO) – AlpeGossip
Befason moderatorja shqiptare: Ju më URRENI, por edhe… (FOTO)

Befason moderatorja shqiptare: Ju më URRENI, por edhe… (FOTO)

Karriera e saj prej vitesh në ekranet shqiptare, si një prej prezantueseve më simpatike, dhe të njohura në vend, e ka vendosur jo pak herë në qendër të komenteve në botën e showbizit. Por, me mjaft mjeshtëri ajo ka ditur gjithherët të jap përgjigjet e duhura, duke mbyllur gojët e liga njëherë e përgjithmonë.

 

Por, në një foto e fundit e saj në instagram, ku Einxhel Shkira shfaqet mjaft joshëse, me një këmishe nate në nuancë rozë të feksur, ajo ka habitur në fakt me dixhiturën, pasi për look-un seksi asnjëherë s’kemi pasur dyshime, ajo gjithnjë ka ditur të shfaqet e tillë. Pikërisht, shkrimi, “ju më urreni mua, por të gjithë doni një pjesë timen” ka tingëlluar si një deklaratë e papritur.

Ka shënjestruar ndokënd me këtë koment prezantuesja e njohur, apo ka qenë thjesht një përcaktim i momentit? Ende nuk dimë diçka konkrete, për sa kohë vet protagonistja nuk ka dhënë më shumë detaje.